Aksident në Shkodër, 1 vdes dy plagosen
SHKODER- Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ndodhi dje në aksin Shkodër- Muriqan. Sipas policisë, viktima është 48- vjeçarja Albina Gocaj, ndërsa janë dëmtuar rëndë dy kushërinjtë e saj, 58 dhe 54 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45, në fshatin Zus, Komuna Rrethina, në vendin e quajtur "Gurorja". Sipas policisë, dy mjetet, njëri tip furgon, me targa SH 9253 C, dhe tjetri gjithashtu furgon me targa SH 2669 D, janë përplasur me njëra- tjetrën duke sjellë edhe pasojat e mësipërme. Njëri prej mjeteve po shkonte në drejtim të Muriqanit dhe tjetri në drejtim të Shkodrës kur ato janë përplasur. Policia shoqëroi dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut. r.d