E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minarolli: Akuza për diskriminim kineastësh, paranojë

 alma mileQë kur emri i tij nisi të lakohet si një kandidaturë e mundshme në krye të Qendrës Kombëtare Kinematografike, reaksionet ishin të menjëhershme. Jo vetëm mes tyre, por edhe përmes letrave të hapura në shtypin e përditshëm, një grup kineastësh u shprehën kundër emërimit të Artan Minarollit si kryetari i ri i QKK-së. U konsiderua rokadë zëvendësimi i Feritit me Minarollin, të cilin e quajtën thjesht e vetëm zëvendësues të të parit.  Madje ata “kërcënuan” se nuk do paraqesin kandidaturat e tyre për bordin e ri, që pritet të ngrihet në muajt në vijim. As një muaj në krye të QKK-së, Minarolli flet për postin e ri, por edhe për akuzat që u ngritën kundër tij, për “skenarët” paraprake, “diskriminimin” e brezit të kineastëve të vjetër, bojkotin e bordit, etj. Z. Minarolli, përse pranuat të vini në krye të QKK-së, një institucion jo fort i lehtë, në një kohë që ju jeni kineast dhe viteve të fundit keni bërë disa filma?Pranova të bëhem kryetar i Qendrës, pasi u mendova shumë. E kam mbështetur karrierën duke u bazuar në krijimtarinë time, por e pranova, pasi ndodhem në një moment të tillë. Po i krijoj vetes një periudhë “shkëputjeje”, që të mendohem pak, në lidhje me projektet e mia të ardhshme. Por, edhe se dua të jap kontributin dhe eksperiencën time të deritanishme si regjisor, skenarist e producent. Duke qenë se e njoh nga afër sheshxhirimin dhe problematikën e tij, mendoj se mund të ndihmoj. Pastaj nga ana tjetër ka edhe shumë njerëz, të cilët besojnë tek unë. Ky grup njerëzish është më i madh se ai që shkruan anonim nëpër gazeta, e nuk e di se ç’grup kineastësh përfaqëson. Sepse mund të ndodhë si tek “Konti i Monte Kristos”, ku Danglari dhe dy të tjerë, në një natë të zymtë nën dritën e qirinjve i shkruan një letër Napoleonit dhe burgosën me 14 vjet Edmond Dantesin. Sigurisht që konteksti nuk është ky, por mund të ndodh që të mblidhen ca njerëz e të shkruajnë ç’të duan, që duket më shumë si shprehje mllefi e emocionale, më shumë se e logjikshme, por nuk është e drejtë, të lakosh emrin tim, apo të atij që ishte para meje, në kushte jo të barabarta. Unë kam emrin, të kaluarën, krijimtarinë time dhe ka një opinion të përgjithshëm në lidhje me personin tim.Meqë përmendët gazetat, përse vendosja juaj në vend të Xhevdet Ferit shkaktoi kaq shumë zhurmë?Njerëzit janë të prirur të mendojnë se gjithnjë ka qenë një skenar pas, që është realizuar me shumë sukses. Kjo ka të bëjë me sëmundjen që quhet paranojë. Unë kam qenë tri herë kandidat, kur u vendos z. Petrit Ruka, më pas z. Xhevdet Feri në vitin 2005, si dhe kësaj here. Ka qenë më shumë dëshira e të tjerëve, ka pasur një lobing në kuptimin e  mirë, që kërkonte që unë të vendosesha në këtë pozicion. Megjithëse gjithnjë kam qenë i zënë me punë, me projekte dhe për dy vjet e ca si drejtor i Arkivit të Filmit - nuk është se ka qenë një qëllim për jetë a vdekje që të bëhem kryetar i Qendrës - kam dashur, sepse e kam ndjerë veten të aftë të jap kontributin tim në menaxhimin e QKK-së.Cilat janë detyrat e para me të cilat po merreni?Sapo erdha jam marrë me njohjen e situatës, për të çliruar fondet për projektet në vazhdim dhe për të parë se sa do të mbeten për projektet e reja. Ndërkohë që duhet krijuar bordi i ri, pasi ai i vjetri e ka humbur funksionin e tij dhe më del detyra t’u bëj kërkesën shoqatave, që të sjellin kandidaturat, mbi të cilat do të ngrihet ai. Më tej do të bëhet takimi me ta dhe të fillojë puna për hapjen e konkursit për filmin artistik, të gjatë, të shkurtër, dokumentar dhe të animuar. Kam ndër mend të bëj dhe një takim me shoqatat, përpara se të bëj kërkesën për bordin, në fund të janarit, që ka të bëjë me vjeljen e mendimeve dhe për njohjen me vizionin që kam për menaxhimin e mëtejshëm të Qendrës. Dua të marr një konsensus të përgjithshëm, në mënyrë që të krijohet një panoramë sa më e gjerë e këtij vizioni, duke përfshirë të gjitha brezat e kineastëve.Tre prej shoqatave të kineastëve janë shprehur se nuk do të paraqesin kandidaturat e tyre për bordin e ri, ç’ndodh në këtë rast?Nëse ata kanë një arsye shumë të fortë të pakundërshtueshme për të bërë bojkot, si në shembullin e parlamentit, si do futen deputetët në parlament në mars, jam i sigurt që edhe ata do të ndjekin këtë model dhe do të sjellin kandidaturat, sepse do ta shohin se nuk funksionon më. Nëse i mbahen fjalës së tyre, unë them se këto gjëra nuk bëhen me presione, me imponime. Ne zbatojmë ligjin. Një fond i konsiderueshëm vihet në dispozicion të  të gjithë kineastëve dhe ata duhet të kontribuojnë në ndërtimin e një bordi të përbashkët. Nëse një pjesë nuk sjell kandidaturat është për të keqen e tyre, sepse atëherë bordi do të përbëhet nga emra që kanë propozuar shoqatat e tjera, që janë gati t’i përgjigjen kësaj kërkese.Kryetari i mëparshëm, por edhe ju, ende në fillim të detyrës suaj, jeni akuzuar për “diskriminim” të kineastëve të vjetër, ç’mendoni?Ky është vetdiskriminim. Asnjëherë nga asnjë prej kolegëve të mi nuk është aluduar për një gjë të tillë. është e pamundur të ketë diskriminim mbi ndonjë shtresë kineastësh, sepse kjo do të thotë që ky njeri të mos kuptojë fare fenomenin e artit. Ne kemi nevojë për praninë e të gjitha brezave, edhe të të rinjve, edhe të atyre më të vjetër, që paraqiten shumë interesantë pas shumë eksperiencave dhe konkluzioneve që kanë nxjerrë për jetën, historinë e shoqërinë dhe është i verbër ai njeri që mendon se një brez është i vjetër. Ka disa njerëz që diskriminojnë veten dhe nuk e kuptojnë se ku janë e çfarë detyrash kanë. Në kushtet e reja të tregut, të cilat kërkojnë energji të madhe, marrëdhënie të reja në prodhim, çdo gjë mbështetet në një kosto reale dhe produksionet duhet të jenë shumë serioze dhe këto janë shumë pak. Produksionet e tjera e vënë në vështirësi QKK-në. Dhe ata njerëz që flasin për diskriminim i përkasin kësaj kategorie, që nuk po ndihen rehat me kushtet e reja të filmit dhe e kanë më të lehtë të shkruajnë një letër, sesa të shohin me vëmendje dhe të mësojnë se si ecën kjo punë sot. Përmendët menaxhimin, ku ka çaluar më së shumti?Ka pasur probleme dhe do të vazhdojë të ketë, sidomos me çështjen e afateve, që regjisorët nuk mund t’u përmbahen, pasi asnjëherë nuk e dinë se ku dhe kur do të gjejnë fondet për filmin, nisen nga marrëveshje në parim. Ende projektet nuk mbështeten mbi buxhete të mbyllura, të firmosur nga gjithë bashkë-producentët. Shpesh nga dëshira e madhe, nisen xhirimet, me idenë që gjithçka të ndjek nga mbrapa, kjo ka ndodhur, por shpesh hapen edhe shumë probleme. Mungesa e fondeve është sëmundje e përhershme. Kësaj pjese unë do t’i kushtoj shumë rëndësi, duke ndihmuar dhe jo penguar, që produksionet në Shqipëri të ngrihen mbi baza dhe partnerë të vërtetë. Si do të përdoret buxheti i QKK-së këtë vit?Prirja nga ana e qeverisë është për ta shtuar këtë buxhet dhe unë do të doja që të rritej akoma, të arrinte në 1 milion e gjysmë vitin tjetër, në mënyrë që të kënaqë dëshirat e sa më shumë kineastëve të të gjitha brezave. Momentalisht kemi projektin e Spartak Pecanit, me të cilin është lidhur kontrata dhe ka marrë një pjesë fare të vogël të financimit, filmi i Pluton Vasit, që ka marrë pjesën më të mirë të financimit dhe është në post -produksion. Filmi i Andi Delianës, që ka mbaruar xhirimet, është në produksion dhe ka një pjesë financimi pa marrë. është projekti i Namik Ajazit, i cili nuk ka lidhur ende kontratën, por ka vendimin bordit. Janë edhe disa filma të shkurtër që presin pjesën finale të financimit. Do bëj ç’është e mundur që të financohen në kohë, në mënyrë që edhe produkti të vijë në kohë. Pastaj duhet të bëj hesapet se sa do të mbeten për projektet e reja dhe sigurisht do të mbeten edhe për vitin tjetër. Nga sa kuptojmë një pjesë e mirë e buxhetit do kompensojë projektet e vitit të shkuar?është ca si shumë, pasi zë rreth 70% të buxhetit, por do të përpiqem që për 1012 të mos ketë kaq shumë borxhe, por më pak, të paktën gjysmë për gjysmë. Kështu ka punuar Qendra kryesisht, sepse fondi nuk është i trashëgueshëm. Nëse do të mblidhej ky me atë të vitit që vjen, nuk do të kishte probleme, por ky fond digjet, kështu që duhet të japësh një herë një pjesë të financimit dhe pjesën tjetër vitin që vjen. Kushdo që vjen në këtë pozicion do të gjejë diçka të trashëguar patjetër, sepse kështu funksionon zinxhiri.Filmat artistik në proces Titulli                Regjia“I huaji”,             Pluton Vasi “Out of Touch”,             Andi Deliana“Fëmijët e gjakut”,         Namik Ajazi“Tirana blu”,             Spartak Pecani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›