Sarandë, lihen në burg 5 grabitësit
SARANDë - Gjykata e Sarandës la dje në burg 5 të rinjtë e arrestuar tre ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Fshesa”. Masa e sigurisë për katër prej të ndaluarve është marrë nga një trup gjykues i Gjykatës për të mitur në Gjirokastër. Shkak për këtë ka qenë prania në grup e dy personave të mitur. Ndërsa masa e sigurisë për Geard Zholin 23 vjeç është dhënë në Gjykatën e Sarandës. E. Abazi, L. Kazo, Geard Zholi, O. Abazi e V.Mehmeti, kanë dalë para togave të zeza nën akuzat, “vjedhje në bashkëpunim”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit”, “shkatërrim të pronës me eksploziv”, ndërkohë që janë të dyshuar edhe për “vjedhje me armë”. Ata ishin kthyer në tmerr të qytetit pasi grabisnin me maska e armë, por janë edhe autorë të vënies disa herë të eksplozivit. sh.d