E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Shkup, plagoset rëndë deputeti Iljas Halimi

05/01/2005  

Iljas Halimi, deputet i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, ka pësuar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi një natë më parë në rrugën magjistrale Shkup-Tetovë. Duke u kthyer nga Shkupi për në Tetovë, ku jeton, deputeti Halimi, që drejtonte makinën

“Mazda”, ka goditur në rrugën magjistrale, brenda rrethojës, një lopë, ka humbur drejtimin e makinës dhe me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Nga vendi i ngjarjes deputeti Halimi, që në përbërjen paraprake parlamentare ishte nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, është dërguar për shërim në Sptalin e Tetovës, ku thonë se jeta e tij nuk është në rrezik. Iljas Halimi njëherësh është dhe njëri nga katër nënkryetarët e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, ndërsa deri në unifikimin e partisë së tij

me PPDSH në PDSH në vitin 1997, Iljas Halimi ka qenë edhe kryetar i Partisë Demokratike Popullore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›