E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinas, kontroll dokumentacionit të emigrantëve

06/01/2005  Vetëm të martën kanë hyrë në Shqipëri 437 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 1316, ndërsa të huaj kanë hyrë 262 dhe kanë dalë 328. Shifra deklarohet zyrtarisht nga policia e Tiranës. Komisariati i policisë së Rinasit vijon të jetë në gatishmëri në kuadrin e festave të fundvitit. Zëdhënësja për shtyp shprehet se, ndonëse kremtimet kanë përfunduar, efektivat blu vijojnë të punojnë me intensitet për të përballuar fluksin e madh të emigrantëve shqiptarë dhe shtetasve të huaj që hyjnë e dalin në Shqipëri. Alma Katragjini saktëson se po ushtrohen kontrolle të imtësishme nga uniformat, për të mos u lënë shteg trafikimeve të paligjshme dhe personave, të cilët janë në kërkim e me precedentë kriminalë. Ndonëse nuk është evidentuar asnjë rast i këtij lloji, nuk përjashtohet mundësia e penetrimit të të kërkuarve në fluksin e madh të hyrje-daljeve nga aeroporti i Rinasit. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›