Ançeloti: Sukseset përsëriten
06/01/2005
Përpara ndeshjes kundër Leçes, Karlo Ançeloti, e sheh me shumë optimizëm, vitin e sapofilluar: “Prospektivat janë ato që të ripërsërisim suksesin e sezonit të kaluar, në qoftë se është e mundur edhe mirë. Juve? Objektivi ynë nuk është ai që të kalojmë sa më shpejt disavantazhin, por të jemi të parët në fundin e kampionatit”. Ndërsa për verdhekuqtë e Zemanit: “Pres një skuadër shumë sulmuese, duhet të shfrytëzojmë superioritetin numerik”. Kampionati rifillon dhe Milani do të fillojë rrugën e tij, por me një sy të hedhur nga “Tardini”, ku Juventusi do të përballet me Parmën, por duke mos humbur përqendrimin përballë një kundërshtari shumë të vështirë, si Leçe. Veçanërisht Ançeloti, kërkon një dorë edhe nga Alberto Xhilardino, ku tashmë të gjithë e dinë transferimin e tij te kuqezinjtë. “Një gol është minimumi që mund të bëjë, thotë duke buzëqeshur trajneri, ku më pas komenton mundësinë e tij, për të ardhur te Milani. Të luash me titullin mbi shpatulla, besoj se është më stimuluese”. Distanca nga Juve është përherë katër pikë, po kjo gjë nuk duket se e shqetëson trajnerin. “Katër pikë mund të jenë shumë ose pak, kjo gjë varet nga ne”. Por gjëja e parë, është të mendojmë për Leçen, një pengesë jo edhe aq e lehtë. “Leçja luan një futboll shumë të bukur sulmues, shpjegon Ançeloti, ka shumë zgjidhje në lojë dhe di të luajë shpejt. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes, për të patur mundësi që të krijojmë sulme interesante”. Një diferencë nga skuadrat e tjera, është se ajo e Zemanit nuk do të shkojë në “San Siro”, për t’u mbyllur në mbrojtje, por do të përballet duke treguar forcën e saj të sulmit. “Leçja nuk është një nga ato skuadra që mbyllet në mbrojtje, thotë trajneri. Jam shumë i bindur që do të tregojë karakterin e saj. Nuk do të ndërrojë aspektin e lojës së saj dhe kjo për ne, sigurisht që nuk do të jetë një avantazh”. Duke parë në të ardhmen, trajneri buzëqesh, pasi infermieria është duke u boshatisur dhe është shumë afër rikthimi i Stamit: “Do të kthehet në fushë më 12 janar në Kupën e Italisë, deklaron Ançeloti. Ai dhe Inzagi janë dy pika shumë fondamentale, të cilët do të na japin një kontribut shumë të rëndësishëm në 6 muajt që na ndajnë nga fundi i kampionatit”.