E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Valias, një i vdekur

TIRANË- Pas aksidentit me pasojë vdekjen e një personi, policia arreston drejtuesin e automjetit që sipas saj shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.


Selim Çelaj, 47 vjeç, me banim në kryeqytet u arrestua dje rreth orës 13 00 , pasi në aksin rrugor Kamez- Valias ka aksidentuar me pasojë vdekjen Fuat Jacen. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, viktima rreh moshës 64 vjeç ka qenë duke ecur me biçikletë kur është goditur nga automjeti tip benz që drejtohej nga Çelaj.


Drejtuesi i mjetit ka ndaluar menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa policia, ekspertët dhe hetuesit e policisë rrugore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.


Edhe pse të moshuarit i është dhënë ndihma e shpejtë ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në trup.


Policia me mbërritjen në vendin e ngjarjes ka arrestuar në flagrancë 47- vjeçarin Çela si autorin e aksidentit që shkaktoi vdekjen e një personi.


Gjithsesi sipas burimeve të policisë, pritet një akt ekspertimi, për të zbuluar shkakun e aksidentit, për të qaruar nëse i moshuari i ka ndërprerë rrugën mjetit që më pas i mori jetën.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›