E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Vorë, një i vdekur e tre të plagosur

 Një aksident i rëndë ndodhi dje në mbrëmje në afërsi të Vorës në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas burimeve nga policia rrugore e Tiranës, automjeti tip Benz me targa TR 6654 J në të cilin ndodheshin katër persona ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën anësore. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, aksidenti shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Mësohet se i vdekuri është shtetasi Ali Saliaj, 56 vjeç i cili drejtonte automjetin. Ndërkohë si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe tre personat që ishin pasagjerë në makinë. Dhe Akhushe Saliaj e moshuar si dhe shtetasit Kujtim Alibeaj si dhe Lufti Alibeaj, kanë pësuar dëmtime trupore në aksident dhe janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. Policia tha se po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë ndërsa mbrëmë para mesnatës, të lënduarit ndodheshin në spitalin Ushtarak duke marrë mjekime. Dy nga të plagosurit janë të afërm të deputetit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›