E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Fushë Krujë-Mamurras, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras.
 

Një motor është përplasur me një traktor dhe për pasojë janë plagosur që të dy drejtuesit e mjeteve, Arben Shota 35 vjeç dhe Gjon Ndoka, 22 vjeç.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Fushë Krujës për të marrë ndihmën mjekësore dhe sipas mjekëve gjendja e tyre praqitet e rëndë
 

Ndërkohë, policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›