E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Korçë- Pogradec, vdes 36 vjeçaria

Një tjetër aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e vdekur drejtuesja e mjetit një 36 vjeçare dhe e plagosur rëndë vajya e saj 3 vjeç. 

KORÇË- Një 36 vjeçare emigrante në Greqi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, ndërsa është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën vajza e saj 3 vjeç.
36 vjeçarja Enkelejda Shtëmbari, nga Berati, kishte kaluar doganën e Kapshticës, por qëndrimi i gjatë në timonin e makinës i ka shkaktuar asaj një gjendje gjumi, duke e çuar në humbjen e kontrollit të mjetit. Kështu mjeti tip Fiat ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një kanal anësor.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Pirg, në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›