Korçë, zjarri djeg magazinën e një firme hekuri
Një zjarr i fuqishëm ka rënë paraditen e sotme në magazinën e një firme private hekuri. Si pasojë e këtij zjarri nuk ka pastur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Zjarri ka rrezikuar edhe magazinat përreth.
KORÇË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë paraditen e sotme në një magazinë hekuri në qytetin e Korçës. Zjarri ka përfshirë magazinën e firmës private “Sidenor”, e cila ka aktivitetin në periferi të qytetit të Korcës.
Firma që tregton material hekuri për ndërtim, ka patur në brendësi të ambjenteve të magazinës edhe material felizoli si dhe goma të shumta makinash, të cilat kanë krijuar një vatër zjarri të fuqishme, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar.
Dyshohet se zjarri i rënë në magazinën e kësaj firme ka qënë aksidental, dhe sipas hetimeve të para dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë në rrjetin elektrik.
Zjarri është shuar brenda një kohe të shkrutër nga katër zjarrfikëse, megjithatë dëmet kanë qenë të mëdha. Ndërkohë që u rrezikuan dhe magazina të tjera aty pranë. (a.r/news24/balkanweb)