E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, aksidentohet për vdekje një kalimtar 60 vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në rrugën e plazhit në Durrës. Një makinë ka përplasur një kalimtar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Viktima është një 60 vjeçar, i cili ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. 

DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar orët e pasdites në rrugën e Plazhit në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka shtypur një kalimtar 60 vjeçar. Automjeti tip Fiat Lanca me targa DR 80-34 A, drejtohej nga shtetasi Esat Dërrasa.

Sipas burimeve nga vend ngjarja, 60 vjeçari ishte duke kaluar nga një anë në anën tjetër të rrugës kur është shtypur nga automjeti. Viktima ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Policia e cila mbërriti në vend ngjarje hetoi rreth shkaqeve të aksidentit dhe shoqëroi në polici drejtuesin e automjetit. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›