Athinë, arrestohet autori i masakrës së Qafë Gjashtës
Arrestohet në Athinë një ndër autorët e masakrës së Qafë Gjashtës, 1997, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Gjergji Mehmeti. Policia: 41 vjecari u dënua dhe për grabitjen e bankës së Sarandës në 1997.
ATHINE- Arben Kendezi i akuzuar si një ndër autorët e masakrës së Qafë Gjashtës është arrestuar sot në kryeqytetin helen Athinë. Policia e Shtetit në një njoftim për shtyp të shpërndarë sot informon se arrestimi i tij është bërë si rezultat i bashkëpunimit të Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tiarana me Interpol Athinën.
“Shtetasi Arben Kendezi me datë 04.03.1997, në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë të Sarandës, në bashkëpunim me shtetasit Vladimir Kendezi, Ristan Lapa, Agron Qurku, Aleksander Bala dhe Alqi Paguni, kanë qëlluar kundër forcave të policisë duke vrarë oficerin e policisë Gjergji Mehmeti”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, me vendimin nr. 08, datë 20. 01. 2008 kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në ngarkim të 41 vjecarit për akuzën e “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/C - 25 dhe 87 - 25, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë
Arben Kendezi akuzohet dhe si bashkautor i grabitjes së bankës e kursimeve të Sarandës, ngjarje e ndodhur më 17 mars 1997. Sipas policisë Kendezi, atëherë 29 vjecar në bashkëpunim me Flamur Kendezin, Agron dhe Janaq Qurkun, Artan Nebiun, Sandro Bollanon, Edmond Sejkon. Andrea Fotin, Vladimir Sinanin, Genci Bajramin, Ivan Veselin, Lefter Tushën dhe Gjergji Qysarin kishin grabitur shumën prej 270 mijë lekëve.
Për këtë krim Gjykata e Vlorës me vendimin nr.64, datë 08.07.1999 e ka dënuar shtetasin Arben Kendezi me 6 vjet burg, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me numër vendimi 118, datë 12.10.1999, gjithashtu nga Gjykata e Lartë me vendimin nr. 143, datë 19.04.2000, parashikuar nga nenet 136, 25 dhe 50 gj të Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)