E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagosen 2 shoferët

Regjistrohet aksidenti i dytë automobilistik brenda tre ditëve në aksin Korçë-Pogradec. Pas një viktime rreth 72 orë më parë, në përgjakjen e radhës kanë mbetur të plagosur tre të rinj banorë të qytetit  të Pogradecit. Duk iu referuar të dhënave të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së të martës në segmentin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Petrush- vjeçari Klejdi Ceci është përplasur me një makinë tip benz me targë PG 4687 B e drejtuar nga 42 vjeçari Vasillaq Dimoshi. Si rezultat i kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e lartpërmendur të automjeteve të cilët ndodhen të shtruar në spital. Kledi Ceci dhe Vasillaq Dimoshi janë duke u mjekut në spital, ndërsa policia lokale ka filluar dhe procedimin penal ndaj Cecit i cili mendohet të jetë shkaktar i aksidentit për arsye të shpejtësisë së mjetit, ndërsa mbi të rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›