Lezhë, 11 vite në arrati, kapet vrasësi 46 vjeçar
Arrestohet pas 11 vjetësh autori i një vrasjeje të ndodhur në vitin 1998 në qytetin e Rrëshenit. Agustin Mandreja, 45-vjeç, banor i këtij qyteti ka rënë në prangat e policisë së Mirditës, pasi ishte dënuar në mungesë me 17 vjet heqje lirie për vrasjen e shtetasit Arben Gjoka, ngjarje e ndodhur më 15 shkurt të vitit 1998. Ai ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, ndërsa ishte shpallur person në kërkim. Pas ngjarjes, ai kishte mundur të arratisej dhe për gati 11 vjet ka qëndruar i fshehur.
Pas një operacioni,i cili u mbajt i fshehtë deri në përfundimin e tij, uniformat blu të Mirditës dhe oficerë të saj kishin një kohë që përgatiteshin për arrestimin e tij, ndërsa ishin grumbulluar edhe informacione për vendndodhjen dhe lëvizjet që ai kryente në fshehtësi. Ai është kapur në befasi teksa do të shkonte të takonte familjen.