Aksident në aksin Mamurras –Superstradë, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pak orë më parë në aksin Mamurras -Superstradë. Një automejt tip Benz me targa La 5832 A ka përplasur dy këmbësore të cilat po kalonin rrugën, duke i lënë të plagosura rëndë. Shtetaset Dylbere Likmetaj 43 vjeç dhe Hatixhe Sela 40 vjeç janë goditur nga drejtuesi i automjetit që po udhëtonte me shpejtësi të lartë, ku kjo e fundit ndodhet në spitalin Ushtarak në gjëdje të rëndë. Altin Mema 27 vjeç është drejtuesi I automjetit, I cili është ndaluar menjëherë nga policia. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur arsyet e këtij aksidenti.