Raporti i Dick Marty Krasniqi në Tiranë takon Topin dhe Ramën
TIRANE- Presidenti kosovar në detyrë, Jakup Krasniqi u prit sot në Presidencë nga kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi. Dy liderët kanë ndarë të njëjtin qëndrim në lidhje me raportin e Dick Marty, duke e vlerësuar të pabazuar në fakte dhe dashakeqës.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti Topi deklaroi se "ne do dëshmojmë edhe një herë që këto fakte në këtë raport, të ashtuquajturat fakte, nuk ekzistojnë".
Duke inkurajuar edhe bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë, në pozicionin e shteteve të lira dhe sovrane, Topi theksoi se "këto bisedime duhet të vendosen në një terren korrekt, kur të sqarohen disa gjëra, të cilat në mënyrë shumë artificiale janë ngritur me sponsorizime të personazheve, që janë njohur tradicionalisht për qëndrime kundër pavarësisë së Kosovës".
Topi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me rajonin për t'i dhënë fund retorikave të pozicioneve ultra-nacionaliste, betejave ndër-etnike, që i kanë kushtuar shumë Ballkanit.
Nga ana e tij, Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi, shprehu bindjen se "bashkarisht këtyre sulmeve dashakeqe ndaj arritjeve në rajonin tonë, në mënyrë të veçantë, arritjeve në Kosovë, do t’u përgjigjemi së bashku në mënyrë institucionale".
"Ne jemi të bindur që ky raport është i inicuara nga qarqe që nuk ia duan të mirën Kosovës, zhvillimit të demokracisë në Kosovë, por qarqe të caktuara nuk ia duan të mirën shqiptarëve në përgjithësi", vuri në dukje Krasniqi.
Ndërkohë gjatë orëve të pasdites, Krasniqi u prit në selinë rozë nga kreu i socialistëve, Edi Rama. Gjatë një prononcimi të përbashkët për mediat, Rama tha se “Zëri ynë është zëri i Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Europës”.
Nga ana e tij, Krasniqi theksoi se në thelb të bisedimeve me kreun e opozitës shqiptare ishin ceshtjet e Kosovës dhe qëndrimi i delegacionit shqiptar në KiE, lidhur me raportin dhe akuzat e Dick Marty.
(e.n/BalkanWeb)