Video-përgjimi, Topi Prokuroria të bëjë transparencën
TIRANË- Presidenti Bamir Topi shprehu sot qëndrimin e tij zyrtar ndaj vidio-përgjimit të publikuar në emisionin “Fiks Fare” për kryetarin e LSI-së, Iir Meta. Sipas Topit i takon Prokurorisë të bëjë transparencën e plotë të asaj video-je. “I takon në mënyrë ekskluzive prokurorisë që të bëjnë transparencë, pasi është detyrim i këtij Institucioni", tha Topi,.
Këto deklarata kreu i shtetit i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin në detyrë të Kosovës, Jakup Krasniqi, Kreu i shtetit, në përgjigje të interesit të mediave lidhur me publikimin e videos, tha se "sa kohë që ky material është atje dhe ende nuk kemi asnjë lloj prononcimi, të gjithë të tjerët duhet të presin pozicionin e Prokurorisë".
Lidhur me situatën politike në vend, presidenti apeloi që klasa politike të dëshmojë më shumë profesionalitet dhe t'i adresohet qëllimeve madhore të vëndit. "Politika duhet të jetë e ndërtuar mirë në funksion të qëllimeve madhore të vendit, duke diskutuar në radhë të parë për reformat që duhet të ndjekë një vend që aspiron të futet në Bashkimin Evropian, konsolidimi i institucioneve", nënvizoi Topi.
(m.a/BalkanWeb)