E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në autostradë, dy persona të vdekur, një i plagosur



TIRANË - Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën, Tiranë-Durrës. Ndërkaq në këtë ngjarje ka mbetur dhe një person i plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, të cilat thanë se, aksidenti i rëndë ndodhi në Vorë, pak kilometra larg kryeqytetit rreth orës 22:00. Sipas të dhënave, si pasojë e shpejtësisë së madhe një makinë është përplasur me bordurat e rrugës duke dalë jashtë saj. Në këtë aksident kanë ndërruar dy persona, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, ndërkohë që një i tretë është i plagosur dhe ndodhet në Spitalin Ushtara. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pritet që të nxjerrë një raport përfundimtar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Vrasja në Krujë, familjarët: Policia mund ta kishte parandaluar

KRUJË - Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes së dyfishtë në fshatin Bushnesh të krujës, të afërmit e tyre fajësojnë policinë për atë cka ndodhi paraditen e së mërkurës. Sipas tyre, dy viktimat vëlla e motër kishin denoncuar katër ditë më parë familjen Zeneli për ndërhyrje pa të drejtë në tokën e punuar prej familjes. Ndërsa thonë se kishin marrë garanci të plotë që cështja ishte zgjidhur nga policia, autori Gëzim Zeneli ka shkuar në tokën për të cilën pretendonte pronësinë dhe ka ekzekutuar mortër e vëlla, të cilët po e prisnin për të negociuar dhe për ti dhënë fund konfliktit paqësisht. “Ditën e shtunë në darkë është futur një mjet në tokën tonë duke e kositur atë. Menjëherë ne kemi bërë denoncimin. Në fakt defekti i policisë ishte sepse mund ta kishte parandaluar këtë vrasje.” tregojnë familjarët ndërsa thonë se konflikti më anëtarët e familjes Zeneli ka nisur në vitin 1997.

14 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›