E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia: Shqipëria dhe Kosova mbështesin “terroristët”

Mediat citojnë shërbimin sekret serb se ndërprerja e korridorit E-10 si drejtim kryesor nëpër Serbi, tentativa që Serbia të provokohet për përdorim të tepruar të forcës, hakmarrja për shkak të arrestimit të "grupit të Gjilanit" dhe tentativa për vendosjen e autonomisë së Luginës së Peshevës - janë motivet kryesore të organizatave "kriminale" shqiptare, të cilat janë përgjegjëse për dy sulmet "terroriste" në luginën e Preshevës.

Autoritet serbe, për të dyja sulmet që ndodhën ditët e fundit në Luginën e Preshevës, akuzojnë autoritetet shqiptare  për "mbështetje të heshtur" ndaj "terroristëve" shqiptarë. Shefi i policisë së Beogradit Milorad Velioviç, tha gjithashtu se nuk ka pikë dyshimi se anëtarë të policisë së Kosovës janë të përfshirë në tregtinë e armëve mes Kosovës dhe Jugut të Serbisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›