E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporteret e KE-së sot takim me krerët më të lartë të shtetit

Dy raporterë të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës që ndodhen prej ditës së djeshme në Tiranë, do të vazhdojnë sot takimet me krerë të lartë të shtetit si edhe me përfaqësues të isntitucioneve kryesore ndërkombëtare në vend. Qëllimi i vizitës së tyre është ligji i debatuar i dosjeve, ligji që është kundërshtuar edhe nga Këshilli i Europës, por edhe përgatitjet që po bëhen nga qeveria për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit. Dje ata kanë patur një takim me Bashkimin Europian, Partinë Socialiste dhe disa deputetë. Gjatë qendrimit në Tiranë dy raporterët pritet të takojnë dhe Kryeministrin Berisha, presidentin Topi, kryetaren e Kuvendit Topalli, me kryetarin e gjykatës Kushtetuese, kryetarin e KQZ-së, kryeprokuroren, ministrin e Brendshëm, kreun e OSBE-së dhe BE-së në Tiranë si edhe përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›