Aksident në kryeqytet, shoqërohet në polici shoferi
Forcat e policisë së kryeqytetit shoqëruan mbrëmë shtetasin Gëzim Hysenllari si shkaktar i një aksidenti rrugor që ndodhi në orët e pasdites në kryeqytet, ku u plagos rëndë Sofie Kadriu. Aksidenti rrugor ndodhi në Rrugën e Dibrës, ku shtetasja Kadriu është përplasur nga automjeti tip "Golf", me targa TR 1093 D, që drejtohej nga shtetasi Hysenllari. Menjëherë pas aksidentit e dëmtuara është përcjellë për në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas burimeve nga policia, shoferi po merret në pyetje për të zbardhur krejtësisht ngjarjen. Ndërkohë mjekët deri në orët e vona të mbrëmjes nuk kanë dhënë një version përfundimtar mbi gjendjen e pacientes.
26 Shkurt 2008