E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në kthesën e Patosit, 4 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave ka ndodhur paraditen e sotme në kthesën e Patosit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetërn dhe për pasojë janë plagosur 4 persona të të njëjtës familjeje ku dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit dhe sipas mjekëve më e rëndë paraqitet gjendja shëndetësore e dy pjesëtarëve të familjes dhe konkretisht e Silvana Bashës 22 vjeç dhe Tea Bashës 16 vjeç ndërsa dy të tjerët kanë plagë të lehta.
Mësohet se dy personat të cilët ishin duke udhëtuar me automjetin tjetër nuk janë plagosur ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë e shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›