E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, ndalohet maunia me 200 kg mariuanë vinte nga Shqipëria

ROME- Katër shqiptarë dhe 3 italianë janë arrestuar sot teksa po përfundonin shitjen e 200 kg mariuanë. Sasia e lëndës narkotike, vlera e të cilës, sipas policisë kap shifrën e 2 milionë eurove, u sekuestrua në Acciarella di Nettuno.( ne foto droga e sekuestruar)

Policia kishte marrë informacion paraprak për një maune frigorifer që po transportonte lëndë narkotike dhe do të mbërrinte në Acciarella di Nettuno.
Policia është vënë në ndjekje të maunes me targa shqiptare, që vinte nga Shqipëria. Maunia është ndalur në një fermë, në një zonë të pabanuar, ku dhe e priste një makinë me 5 persona në bord.

Media italiane thotë se operacioni është kryer gjatë orëve të natës.

Sasia e drogës ishte fshehur në tavanin e maunes. Policia fillimisht kontrolloi dyshemenë e kamionit, më pas nisi kontrollin e pjesë së sipërme të makinës, dhe pasi i hoqi mbulesën konstatoi sasinë e drogës. Mariuana, ishte paketuar në 66 pako transparente të mbyllura hermetikish të cilat në total kapin shumën e 200 kg mariuanë. Droga ishte destinuar për tu shitur në tregun italian.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA për momentin nuk bën të ditur emrat e të arrestuarve të cilët ndodhen në burgun Velletri.
(s.gera/balkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Itali, ndalohet maunia me 200 kg mariuanë vinte nga Shqipëria

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›