E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke kap 125 kg drogë, në pranga një shqiptar

Policia greke ka bërë të mundur kapjen e 125.3 kg lëndë narkotike dhe arrestimin e një shqiptari. Sipas informacioneve sekuestrimi i drogës është bërë në kufirin Shqipëri-Greqi, në zonën e Shën Parashqevisë në një automjet ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër shtetas shqiptar.
Gjithashtu policia greke gjatë kontrollit të ushtruar në automjet ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e një kallashnikovi dhe disa fishekëve.
Mësohet se gjatë arrestimit ka pasur përleshje me armë mes një polici grek dhe personit të shpallur në kërkim por ende nuk dihen ende detaje të tjera të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›