Lushnje, vetëhelmohet 56-vjeçarja

Një 56-vjeçare është vetëhelmuar me fotoksinë dhe ka gjetur vdekjen pas mbërritjes në spitalin e Lushnjes.
Policia e Lushnjes bëri me dije se Lutfie Allka u transportua dje rreth orës 15.00 në spitalin e Lushnjes.
Ishin familjarët e 56-vjeçares nga fshati Gure i Lushnjes që e transportuan menjëherë në spital, por pa mundur ta shpëtonin.
Gjatë hetimeve policia mësoi se Lutfie Allka është vetëhelmuar në kushtet e depresionit psikik.