E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohen dy shtetas për kontrabandë

 Në pranga ranë shtetasit Ismet Gjekaj, 48-vjeç, banues në fshatin Vrakë, Komuna Gruemirë,  të rrethit Malësi e Madhe, për veprën penale “Tregtim dhe transportim të mallrave kontrabandë” si dhe Blendi Piranej, 34-vjeç, banues ne qytetin e Shkodrës, për veprën penale “Falsifikimi të vulave e stampave ose i formularëve”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në bazë të informacioneve të marra dhe  gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip kamion marka Mercedez E,  në pronësi të shtetasit Ismet Gjekaj, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 krerë bagëti të trasha, për të cilat dyshohen të jenë kontrabandë pasi për to i lartpërmenduri nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe deklaron se ja ka blerë shtetasit Blendi Piranej.

Në lidhje me këtë rast u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet  në ngarkim dy shtetasve të arrestuar, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/

                                                                                             2011-10-11 10:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›