E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në punë, vdes babai i pesë fëmijëve

Berat

Një 51-vjeçar nga një fshat i rrethit të Beratit ka humbur jetën mesditën e djeshme, pasi është rrëzuar nga një objekt ku punonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Asllan Kollçaku, 51 vjeç, banor i fshatit Qereshnik të Komunës Otllak në rrethin e Beratit, mësohet se rreth orës 14.00 ka rënë nga një lartësi, duke gjetur vdekjen. Babai i pesë fëmijëve mësohet se punonte në një firmë private dërrasash në kohën që ka rënë nga një lartësi prej gjashtë metrash. Punëtori mësohet se ka qenë duke sistemuar dërrasat në firmën ku punonte në kohën ku ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Kolegët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por gjithçka ka qenë e kotë, pasi Kollçaku ka ndërruar jetë brenda pak minutash. Trupi i pajetë u transportua më pas për në morgun e spitalit të Beratit, ku janë kryer hetimet e rastit, ndërkohë që si shkak i vdekjes është përcaktuar dëmtimi në kokë pas rënies nga lartësia. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertët e policisë, të cilët nisën hetimet për këtë ngjarje, që është konsideruar aksidentale.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›