Djali i biznesmenit kapet me Ferrari të vjedhur në Angli
Gjendet në Tiranë një “Ferrari” i vjedhur në Angli. Makina superluksoze është kapur në përdorim të djalit të biznesmenit Mark Luli, ku edhe ky i fundit ka qenë i dënuar për trafi k makinash. Mjeti është konfi skuar nga antitrafi ku i Tiranës, i cili ka mundur ta lokalizojë në bulevardin kryesor të kryeqytetit, teksa përdorej nga Belind Luli, që studion në Angli. Sipas të dhënave policore, para pak ditësh kanë marrë një njoftim nga kompania “Ferrari”, që një mjet i tyre ndodhet në Shqipëri, por që rezulton i vjedhur në Angli. Në këto kushte, ata kanë vënë në dispozicion raportet e sistemit GPS, i cili ishte instaluar në makinën luksoze, që pronari anglez e kishte blerë në vlerën 250 mijë euro. Sipas të dhënave, vjedhja ka ndodhur në muajin maj dhe menjëherë kanë nisur kërkimet nga policia angleze, por mjeti ende nuk ishte hedhur në Interpol. Në këto kushte, kompania “Ferrari” ka nisur kërkimet private dhe nëpërmjet sistemit të gjurmimit ka pikasur mjetin në Shqipëri. Policia e Tiranës tha se ofi cerët e antitrafi kut, prej dy ditësh kishin marrë informacion dhe ishin vënë në ndjekje të këtij mjeti, por nuk e lokalizonin dot vendin, ku mund të ndodhej. Ditën e djeshme, ky vend është gjetur dhe makina qëndronte në një hotel luksoz në një nga bulevardet kryesore të Tiranës. Poseduesi e nxirrte vetëm në mbrëmje, ku bënte xhiro dhe më pas e parkonte sërish në hotel. Menjëherë është ndërmarrë një operacion për sekuestrimin e mjetit dhe identifi kimin e poseduesit. Belind Luli është shoqëruar në polici, ku ka deklaruar se mjetin e kishte blerë 100 mijë euro nga dy shtetas kosovarë. Ai ka paraqitur edhe kontratën e blerjes së mjetit. Antitrafi ku, duke përdorur sistemet e saj të sigurisë në kufi , ka zbuluar se mjeti është futur nga Kukësi për në Tiranë, duke zbardhur edhe dy emrat e shtetasve kosovarë, që e kishin sjellë në Shqipëri. Menjëherë është dërguar shkresa përkatëse në Kosovë, ku pritet shoqërimi i dy kosovarëve dhe marrja në pyetje e tyre. Belindi, i cili studion në Angli, është djali i biznesmenit të ndërtimit, Mark Luli, i cili u dënua nga gjykata për trafi k makinash të tonazhit të lartë.
#