E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyeu kryekomunarin, procedohet një 42-vjeçar

Peqin

Një banor i fshatit Pajovë në rrethin e Peqinit ka fyer kreun e komunës dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, ka nisur procedimi penal ndaj 42-vjeçarit Pëllumb Plaku, banues në fshatin Pajovë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Peqinit. Sipas burimit në fjalë, saktësohet se Plaku ka fyer për shkak të detyrës A.Krecin, me detyrën e kryetarit të Komunës Pajovë në rrethin e Peqinit, teksa ky pinte kafe në lokalin e fshatit. Materialet për veprime të mëtejshme, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit nën akuzën “Fyerje për shkak të detyrës”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›