Benjamin Netanjahu dhe pesha e një paqebërësi
Autori i Lajmit: Ethan BronnerJeruzalem — Përpara një muaji, Aluf Benn, një gazetar i gazetës së majtë izraelite “Haaretz”, shkroi një artikull që shokoi mjaft njerëz. Ai tha se kishte besim që kryeministri Benjamin Netanjahu, lideri i partisë së djathtë Likud, ishte shumë i interesuar në bërjen e lëshimeve palestinezëve dhe arrin në një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit. “Asgjë që kam shkruar më parë nuk ka krijuar kaq shumë diskutim”,- tha z.Benn në një intervistë telefonike. “Kolegët, politikanët dhe miqtë thanë të gjithë si mund ti besosh atij?”. Pas një karriere të gjatë mbështetjeje për integrimin e Izraelit në tokën e pushtuar dhe refuzimit të shtetit palestinez, Z.Netanjahu tha qershorin e kaluar se ai i pranonte të dy shtetet. Tri javë më parë, ai vendosi një pezullim 10-mujor të ndërtimit të banesave në Uest Bank, veprim të cilin nuk e kishte ndërmarrë më parë asnjë lider izraelit. Zoti Netanjahu është duke përballuar një rebelim brenda partisë së tij. Së bashku me prishjen nga ana e tij të shumë pikave kufitare dhe barrierave në lëvizjen palestineze dhe rritjen ekonomike, këto hapa shkuan më mirë nga çe priste ai. Ndërkohë skepticizmi do të ishte një mënyrë e sjellshme për të përshkruar reagimin e palestinezëve dhe shumicës së botës, të cilët i shohin hapat e tij ose pak të vonuar ose si një hile për të ndjekur planet e tij të vërteta. “Në vend që të ketë paqen si prioritet kryesor, Izraeli vazhdon të ketë prioritet vendosjet e banorëve dhe kolonizimin e tokës së pushtuar palestineze, duke e bërë politikisht dhe ekonomikisht të pamundur zgjidhjen dypalëshe”, - u shpreh këtë javë Saeb Erakat, negociatori kryesor palestinez. Por ende, Netanjahu po bën të njëjtin ndryshim që përjetuan kryeministrat Menahem Begin, Ariel Sharon dhe Ehud Olmert. “Siç e themi në gjuhën hebreje, gjërat atje duken ndryshe nga këtu”, - tha Isak Herzog, ministri i Politikave Sociale, anëtar i Partisë së Punës, duke iu referuar një shprehjeje që përshkruan mënyrën se si përgjegjësia zbeh ideologjinë. “Përshtypja ime është se ai është serioz, ndoshta më shumë se çkuptojnë njerëzit. Ai thotë “më testoni” dhe unë kam frikë se bota mund të humbasë një rast të artë”. Shimon Perez, presidenti izraelit dhe për një kohë të gjatë mbështetës i zgjidhjes dypalëshe, thotë se takohet vazhdimisht me Netanjahun dhe ka një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Ai beson se Z.Netanjahu do të të arrijë një marrëveshje me palestinezët, por njëkohësisht është i shqetësuar për pozicionin e tij politik. “Do tju them diçka për kryeministrin”,- tha z.Perez në një intervistë. “Thirrja për një zgjidhje midis dy shteteve ishte një arritje ideologjike. Ai do të jetë personi që do të sjellë paqen. Ai nuk është i sigurt për koston e saj. Ai nuk do të kishte dëshirë të gjendej në një situatë ku bën paqe dhe zbulon në mëngjes që nuk ka miratimin e shumicës. Kjo është dilema e tij”. Në fakt kostoja po manifestohet. Kolegët e Likud, duke përfshirë ministrin e Financave, Juval Shtajniç, kanë bërë thirrje për një anulim të moratoriumit të vendosjes nëse Mahmund Abazi, presidenti palestinez, nuk u rikthehet negociatave që përfunduan para një viti kur Izraeli pushtoi Gazën. Ideja e pezullimit të ndërtimeve për 10 muaj, përbënte një gjest që do të sillte në tryezën e bisedimeve autoritetet palestineze. Por palestinezët kanë vendosur që më mirë të apelojnë në organizatat ndërkombëtare sesa tu rikthehen bisedimeve me qeverinë izraelite. Z.Abaz përsëriti refuzimin e tij për pjesëmarrje në negociata në fillim të një takimi në këshillin qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Politika palestineze është thellësisht e ndarë jo vetëm ndërmjet Hamasit në Gaza dhe Fatahut në Uest Bank, por gjithashtu edhe brenda çdo grupimi. Një zyrtar i lartë izraelit deklaroi se ndalimi i ndërtimeve u bë dhe falë administratës së Obamës, “besueshmëria e së cilës është e rëndësishme për Izraelin, prandaj duhet të vepronim në këtë mënyrë”, - u shpreh zyrtari, i cili preferon të mbetet anonim. “Në fakt u vendos që në verë, por ne pritëm derisa amerikanët u përpoqën për të marrë një reagim nga palestinezët dhe shtetet arabe. Kur dështuam, vendosëm gjithsesi të ecim përpara”. Ngrirja ishte në fakt më pak sesa ishte kërkuar nga amerikanët dhe palestinezët. Ajo lejon përfundimin e 3000 ndërtimeve, duke përfshirë 28 ndërtesa publike të reja dhe lë jashtë Izraelin Lindor. Zyrtarët amerikanë thonë se kjo gjë, sidoqoftë, do të reduktojë ndërtimet në muajt e ardhshëm në 15 000, duke përfshirë edhe një të presidentit Perez. Për më tepër, thonë zyrtarët amerikanë, nëse palestinezët do tu rikthehen bisedimeve, ngrirja do të ketë shtrirje më të gjerë. Për të djathtën izraelite, e cila e konsideron vendosjen e izraelitëve në tokën historike të Izraelit si misionin kryesor të sionizmit, një pushim i tillë i ndërtimeve do të jetë i dhimbshëm. Por analistët shprehen që prioritetet kryesore të kryeministrit janë të mbajë marrëdhënie të ngrohta me Uashingtonin si dhe kontrolli i Iranit dhe ambiciet rajonale të vendit. Administrata e Obamës beson që do të jetë më e lehtë për të ndaluar Iranin nëse përfundon pushtimi i Uest Bank. Netanjahu e kundërshton këtë linjë, duke deklaruar se nëse ndalohet Irani, do të jetë më e lehtë për të bërë paqe me palestinezët, meqenëse Teherani mbështet elementët kundër paqes, veçanërshit Hamasin. Por tani që Izraeli përballet me izolimin diplomatik rreth luftës në Gaza para një viti, ai ka vendosur ti hapë rrugë argumentit amerikan, të paktën pjesërisht. Dov Vajsglas, i cili ishte këshilltar kryesor i Ariel Sharonit kur ai ishte në detyrën e kryeministrit, shkroi në favour të kësaj linje në një artikull në “Jediot Aharonot” në fillim të muajit. Ai u shpreh se bota bie dakord mbi prezencën izraelite në territoret Judee dhe Samariane dhe ndërtimin e vazhdueshëm atje. “Këmbëngulja e Izraelit do të sjellë një izolim diplomatik dhe kjo është diçka që Izraeli nuk mund ta përballojë. Plani i ngrirjes është një përpjekje për të shmangur këtë. Nuk është hap i rëndësishëm në vetvete, por si shenjë e parë e procesit të kuptimit, seriozitetit dhe vetëpërmbajtjes, dhe në këtë mënyrë merr një kuptim të madh.”
(The New York Times)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 20/12/2009