E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një kosovar i vdekur në aksidentin te Kukësi

Kukës, 30 gusht - Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar të dielën në orët e vona në segmentin e autostradës Kukës-Morin.

Në vendin e quajtur Bardhoc, një automjet me targa Kosove që drejtohej nga shtetasi kosovar Besim Hyseni ka përplasur një kalimtar, i cili ishte në afërsi të rrugës për të dalë nga ana tjetër. Nga përplasja shtetasi Xhevat Duraku, 63 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat kanë mbikëqyrur zonën e aksidentit dhe pas hetimeve paraprake kanë dalë në përfundimin se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit, tej normave te lejuara.

Kjo vërtetohet edhe nga frenimi i mjetit por dhe hedhja mbi 40 metër larg e trupit të kalimtarit gjatë përplasjes. Policia e Kukësit ka bërë shoqërimin e shtetasit Besim Hyseni në komisariat. Segmenti Kukës-Morin ka njohur ngarkesë të madhe gjatë muajve të verës, për shkak të fluksit të shqiptarëve nga Kosova drejt bregdetit.

Ndërkohë që në fillim të sezonit u fol për patrullime me polici kosovare të kësaj rruge. Policët kosovarë u larguan javën e kaluar, ndërkohë gjate verës nuk kane munguar aksidentet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›