Kryeqytetin hajnat e shqetësojnë natën

Prishtinë, 30 gusht - Një laptop Dell ne vlerë 600-700 euro, stoli ari me vlerë 15 mijë euro si dhe 150 euro para të gatshme, janë vjedhur në një shtëpi në lagjen Ulpiana të kryeqytetit. Policia njofton se ankuesi ka raportuar se persona te panjohur me forcë kishin hapur derën e shtëpisë se tij dhe kishin vjedhur. Policia ka nisur hetimet ndërkohë nuk ka të arrestuar. Ndërsa në një rast tjetër, po në Prishtinë, është raportuar për vjedhjen e një motoçiklete të tipit Honda, 600 kubikë, ngjyrë kaltër në të bardhë, me vlerë rreth 11.000 euro. Rasti është nënë hetime.
Vjedhje janë raportuar edhe në qytete tjera të Kosovës.
Vjedhje janë raportuar edhe në qytete tjera të Kosovës.