E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femra e gjetur në Drinin e Bardhe është nga Obria e Epërme

Klinë, 30 Gusht- Femra e gjetur të premten në rrjedhën e lumit Drini i Bardhë është L.K. 21 vjeç nga fshati Obri e Epërme e Drenasit. Kjo konfirmohet nga burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, identifikimi i kësaj femre është bërë nga prindërit e saj në bazë të rrobave dhe pritet të behet edhe testi i
ADN-se për t’u verifikuar plotësisht identiteti i kufomës.
Sipas hetimeve të para të policisë nuk behët fjale për ndonjë rast trafikimi dhe dyshohet se motiv i vrasjes së  vajzës mund të ketë qenë xhelozia. Policia ka mësuar se kjo vajzë ka pak ditë që është larguar nga shtëpia dhe se sipas kësaj ka pak gjasa të ketë qenë viktime e trafikimit. “Akoma nuk dihen shkaqet e vërteta të vdekjes së saj, por shumë shpejt do të zbulohen”, ka thënë ky burim i gazetës.
L.K ishte gjetur të premten e kaluar në rrjedhën e lumit Drini i Bardhë të vendi i quajtur “Ura e Haxhisë” në afërsi të fshatit Zajm të Klinës, 2 km larg qytetit të Klinës. Ajo kishte qenë e mbështjelle me çarçaf të bardhë dhe e lidhur në këmbë e duar me masë plastike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›