E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet duke vjedhur nëpër varre i riu

Lezhë

Kapet duke dhunuar varret, policia e Lezhës vë në pranga çlirim Gjonin, nga fshati Markatomaj i Komunës Zejmen të rrethit të Lezhës. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ai është kapur duke dhunuar disa varre dhe vjedhur prej tyre ikona dhe materiale zbukurimi. Mësohet se Gjoni mbahej nën mbikëqyrje prej kohësh. Pas arrestimit, sipas burimeve zyrtare të policisë, Gjoni është shprehur se gjithë këtë e bënte për të mbajtur dy fëmijët, pasi nuk kishte asnjë variant tjetër pune për të.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›