E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Maqedoni, takim Berisha- Thaçi

Kryeministri Berisha priti sot kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë, zotin Menduh Thaçi,me te cilin diskutoirreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, në Maqedoni dhe në rajon. Një temë e rëndësishme e takimit ishte mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Maqedoni. Në këtë kontekst Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e partive shqiptare në Maqedoni dhe ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të Maqedonisë të angazhohen për një proces zgjedhor demokratik, të qytetaruar dhe paqësor."Tashmë shqiptarët,- u shpreh Kryeministri,- po krijojnë një traditë të mirë për proceset zgjedhore, të cilët ne besojmë se do të vijnë duke u konsoliduar dhe duke u pasuruar me elementë të një vizioni brenda standardeve europiane dhe të NATO-s".Kryeministri Berisha shtoi më tej se krijimi i kësaj tradite është një nga bazat e fuqishme të garantimit të lirisë, demokracisë dhe të integritetit kombëtar.Kryeministri tha se kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë, zoti Menduh Thaçi, shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për të bërë çdo përpjekje për një proces zgjedhor të civilizuar të drejtë dhe të ndershëm. Nga ana e tij, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni, Menduh Thaçi, i përcolli edhe njëherë Kryeministrit Berisha përshëndetjet për marrjen e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në Samitin e Bukureshtit. Zoti Thaçi tha gjithashtu se PDSH në Maqedoni do të bëjë maksimumin si parti qeveritare dhe do të japë kontributin më të mirë për zgjedhje të lira, demokratike e civilizuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›