Turqi- Shqipëri, sot hyn në fuqi tregtia e lirë
Marrëveshja e cila vendos një zonë të tregtisë së lirë midis Turqisë dhe Shqipërisë hyn në fuqi sot. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Turqisë për Tregtinë e Jashtme në një deklaratë. Sipas tij kjo marrëveshje do të nxisë eksportet turke drejt Shqipërisë me të njëjtat kritere si në BE.
Kjo gjë do të rrisë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy shteteve. Po ashtu do të inkurajojë biznesmenët turq dhe shqiptarë të rrisin investimet e përbashkëta.
Volumi tregtar Shqipëri- Turqi është rritur me 41% deri në 318 milionë dollarë në vitin 2007. Eksportet nga Turqia në Shqipëri janë rritur me 38% deri në 294 milionë dollarë ndërkohë që importet nga Shqipëria janë rritur me 90% deri në 24 milionë dollarë.