E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident te "Kripa", vdes 37-vjeçari

Një aksident automobilistik i ndodhur mesditën e djeshme ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Fier-Vlorë, në vendin e quajtur "Kripa". Viktima Gert Mustafaraj po udhëtonte me një automjet tip "Hunday", ngjyrë e bardhë me targa VL3124C dhe është përplasur me një automjet tip "Fiat Fiorino", me targa italiane BB133XR, në timonin e së cilës ishte një shtetas nga Rrogozhina, 40 vjeç, i cili ka marrë vetëm dëmtime të lehta. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e dy automjeteve, kryesisht e makinës së viktimës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›