E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat në Durrës, plagoset i riu

Një shikim i shtrembër është shndërruar në krim duke përgjakur qetësinë e natës. Ngjarja ka ndodhur në minutat e para të së hënës në lagjen 11 të Durrësit. Ndërsa udhëtonte me makinë me një shoqen e vet nga Tirana, 22-vjeçari Gj.C., banor i lagjes 18 ka rënë pre e plumbave që janë derdhur mbi të nga një tjetër durrsak, banor i lagjes 11. Policia tha se Gj.C u gjuajt me armë në tentativë për t‘u vrarë nga Ervis Çerma, 27 vjeç. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Policia tha se dy të rinjtë ishin grindur me njëri-tjetrin tri ditë më parë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›