Ruli: Duhet të jemi më konkurrues
Në ditën e dytë të Forumit Ekonomik të Vjenës, që u zhvillua në Tiranë, diskutimet u fokusuan rreth zhvillimeve ekonomike, ku luan rol të ndjeshëm sektori i infrastrukturës, si dhe oportunitetet që u ofrohen bizneseve të huaja për investime në Shqipëri. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, që drejtoi këtë seancë, theksoi mes të tjerave, se në kushtet e globalizimit, rritja e konkurrueshmërisë për ekonominë shqiptare, është edhe sfida e vërtetë, dhe në këtë drejtim, roli i investimeve të huaja është mjaft i rëndësishëm. Për Rulin, rritja e Investimeve të Huaja Direkte, është e ndjeshme gjatë viteve të fundit, pasi në vitin 2007, ato u dyfishuan, krahasuar me një vit më parë. "Tërheqja e investimeve të huaja është e nevojshme dhe e domosdoshme", tha Ruli. Ai përmendi si fusha mjaft tërheqëse energjetikën, parqet e reja industriale, që do të hapen në Shqipëri, ku rol po luan dhe partneriteti publik-privat në zhvillimin e tyre, që pritet të rritet dukshëm në të ardhmen e shpejtë. Ndërsa ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, u ndal në projektet e mëdha që kanë nisur në sektorët e infrastrukturës, veçanërisht, asaj rrugore, ku qeveria po investon rreth 1.2 miliardë dollarë