Dokumenti ambicioz rritje te pagave dhe pensioneve- investimet ne infrastrukture 23 me shume se ne 2009-en

Kreu i Financave Bode prezanton projekt buxhetin per 2011-en
Ministri i Financave Ridvan Bode ka paraqitur sot ne konferencen e kryetareve projekt/buxhetin per vitin e ardhshem. Gjate fjales se tij Bode ka bere nje ekspoze te situates ekonomike duke vleresuar me nota pozitive eksportet kursin e kembimit dhe nivelin e inflacionit. Eksportet shqiptare gjate gjysmes se pare te vitit ishin 73 me te larta ne krahasim me nje vit me pare duke mbetur dukshem me lart se vendet e tjera. Ka nje ngadalesim te ritmeve te rritjes se eksporteve ne vellim gjate tremujorit te trete por edhe ato vazhdojne te jene rreth 16 me larta si 9-mujor ne krahasim me 9-mujorin e pare te vitit 2009. Gjithashtu niveli i inflacionit ndodhet brenda objektivave te Bankes se Shqiperise- u shpreh Bode. Sipas tij te ardhurat e buxhetit ne periudhen janar-shtator pesuan nje rritje prej 7.7 per qind nderkohe qe buxheti per vitin 2011 parashikon nje rritje prej rreth 11. Gjithashtu ne kete buxhet qeveria ka parashikuar nje rritje per rrogat dhe pensionet si dhe investime ne infrastrukture. Po ashtu Bode ka cilesuar se edhe tregu i punes ka njohur nje rritje te te punesuarve. Norma e papunesise ka zbritur ne tremujorin e dyte ne nivelin 13.78 nga 13.83 qe ishte ne tremujorin e pare te ketij viti. Dhe ky trend i rritjes se nivelit te punesimit po vijon edhe gjate dy tremujoreve te tjere. Treguesit qe disponon ministria e Financave per kete ze jane me nje trend pozitiv ne rritje- theksoi ai. Te ardhurat e buxhetit per periudhen janar-shtator jane rritur me 7.7 krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare duke qene teresisht ne linje me programin e qeverise dhe po ashtu mendohet qe deri ne fund te vitit te mos ketw devijime te medha nga ajo qe wshtw vendosur ne ndryshimet buxhetore te muajit korrik. Te ardhurat e buxhetit programohen qe te rriten ne krahasim me nje vit me pare ne nivelin 8.6 . Por ajo qe eshte per tu theksuar eshte fakti se wshtw programuar nje rritje ambicioze agresive te te ardhurave nga administrata qendrore nga ajo doganore dhe tatimore ne masen 11.5 ne shume krahasuar me nje vit me pare duke ruajtur te njejtin nivel pak a shume ne raport me PBB-ne te ardhurat nga pushteti vendor i cili vijon te performoje dobet ne ritmet dhe dinamiken ne tre - kater vitet e fundit dhe po ashtu te ardhurat e tjera qe jane nga te ardhurat tatimore te cilat si te tilla parashikohen me nje renie per shkak te heqjes gjithnje e me shume te nje numri te taksave nacionale dhe te tarifave apo zbutjes se tyre ne kuader te politikave aktive per te mbeshtetur biznesin. Ky nivel i te ardhurave ne raport me PBB-ne pra prej 27. 1 ne vitin 2011 arrihet permes permiresimit sic thashe te administrimit te tatimeve dhe taksave. Ne nuk programojme ndonje politike te re fiskale qe synon rritjen e taksave ndryshimin e nivelit te tyre. Synojme qe permes administrimit me te mire te rrisim ne vitin 2011 ne raport me vitin 200 rreth 0.5 te PBB-se nga administrata qendore dhe kryesisht ne tatime e dogana duke kaluar 24.4 te PBB-se ne vitin 2010 ne 24.9 ne vitin 2011 duke qene niveli me i larte historik jo vetem ne vellim por edhe si rentabilitet taksash ne raport me ekonomine e vendit duke kaluar dukshem vellimin total te te ardhurave rentabilitetin ekonomik te te ardhurave ne 4 vitet e shkuara. Kjo rritje do te vije permes disa taksash permiresimit te administrimit kryesisht te TVSH-se me 0.8 te PBB-se dhe 0.2 do te vije permes permiresimeve ne administrimin e akcizave dhe te te ardhurave personale. Nderkohe nivelet e tjera te taksave synohet qe te mbajne te njejtin nivel rentabiliteti sa ai i viti 2010.
...