E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, vdes një 50-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional rrugor Klos-Bulqizë, në vendin e quajtur Klos-Katund. Në orët e mbrëmjes së të premtes është rrëzuar poshtë rrugës në një lartësi prej 30 metrash një makinë tip "Nissan", ku po udhëtonin vëlla e motër. Si pasojë ka vdekur në vend drejtuesi i mjetit, Islam Tafa 50 vjeç dhe është plagosur rëndë motra e tij, Makbule Tafa. Burime nga policia ende nuk prononcohen për shkaqet e këtij aksidenti, por theksojnë se ky vend vazhdon të mbetet problematik për aksidente, pasi pjerrësia e kthesës në këtë vend është dhënë gabim në krah të kundërt të saj. Gjithashtu, sipas këtyre burimeve, në këtë kthesë mungon sinjalistika.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›