Përplaset vinçi, vdes shqiptari
Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Manhatan të Nju Jorkut, kur një vinç u rrëzua dhe u përplas me një ndërtesë 32-katëshe në ndërtim. Viktima është Ramadan Kurtaj, 27 vjeç, i cili jetonte në Bronks të Nju Jorkut. Aksidenti ndodhi të premten në zonën verilindore të Manhatanit. Vinçi u përplas me një ndërtesë 32-katëshe në ndërtim. Ramadan Kurtaj, punëtor i firmës së ndërtimit, gjeti vdekjen teksa shkonte në spital.