Gjirokastër, demi vret të zotin
Një fermer 49 vjeç është vrarë me brirë nga demi. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në fshatin Kardhiq, rreth 15 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Policia e Gjirokastrës njoftoi se Adriatik Shehu, babai i dy fëmijëve, është gjetur i pajetë nga të afërmit e tij në kasollen që ishte ngjitur afër banesës. Gjatë ekspertizës, mjeku ligjor ka konstatuar tri goditje vdekjeprurëse, që të gjitha të shkaktuara nga brirët e demit. 49-vjeçari kishte marrë një plagë në zemër, një në gjoks dhe një goditje në organet e brendshme. Po të njëjtat burime kanë deklaruar se një javë më parë demi "vrasës" ka plagosur rëndë djalin e viktimës.