Shqiptari paguan për vrasjen e të dashurës
Një shqiptar në Nju Jork ka paguar dy vrasës me pagesë për të ekzekutuar të dashurën e tij. Ngjarja, e cila ka tronditur Nju Jorkun, është filmuar nga kamerat sekrete të instaluara në çdo kënd të ndërtesës luksoze në lagjen Chinatown. Policia amerikane arriti të shmangë vrasjen. 32-vjeçari Aleksandër Vaçaj, pas shumë problemeve të lidhjes së tij me Arteda Gjelin, përfundimisht kishte vendosur eliminimin e saj, duke paguar dy vrasës. Dy gangsterët latinë, pasi kishin marrë paratë e caktuara për të kryer krimin, tri ditë më parë ishin drejtuar në vendin ku po punonte e dashura e Vaçajt, shqiptaro-amerikania Arteda Gjeli, 26 vjeçe, në lagjen Chinatown në Nju Jork. Policia njujorkeze arriti ta ndalonte krimin, pas informacioneve sekrete që kishte marrë në rrugë paraprake. Një ekip detektivësh të policisë amerikane kanë qëlluar vrasësit pikërisht në vendin ku ata kishin planifikuar të vrisnin shqiptaren Arteda Gjeli. Policia ka shkëmbyer zjarr me dy gangsterët latinë dhe për pasojë mbeti i plagosur në krah polici Martin Carrano, ndërsa njëri nga gangsterët u vra dhe tjetri u plagos rëndë. Gjithashtu, mbeti e plagosur dhe 26-vjeçarja Gjeli. Ideatori i kësaj ngjarjeje është shpallur në kërkim.