Katër nxënës djegin shkollën
Katër nxënës të shkollës 9-vjeçare të Xhafzotajt i vënë flakën sallës së mësuesve. Pas zjarrit të vënë në shkollën e mesme "Gjergj Kastrioti" të Durrësit, një tjetër shkollë është përfshirë nga flakët. Agjentët e policisë kanë mundur të identifikojnë nxënësit e dyshuar si autorët e zjarrvënies. Ndaj të katërtëve, kryesisht nxënës të klasës së shtatë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës. Të miturit nën hetim i përkasin vitlindjeve ‘94-‘96 dhe janë banorë të fshatit ku ndodhet shkolla. Kanë vepruar në orët e vona për të djegur sallën e stafit pedagogjik, për të djegur regjistrat dhe ndjekur shembullin që u publikua në media.