E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Elbasanit arreston grabitësit e një “benzi”

Gersi Gega, Jetmir Basha dhe Nertil Biçaku, janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë brenda një garazhi duke çmontuar një mjet tip “Benz”, me targa FR 9199, në pronësi të shtetasit Andi G., banues ne Fier.
     
Mësohet se tre shtetasit e kishin vjedhur këtë mjet një javë më parë në qytetin e Vlorës, dhe tashmë po e çmontonin  për ta shitur me pjesë. Policia ka arrestuar tre shtetasit, dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›