E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli feston me fëmijët jetim në Kamzë

KAMZE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka festuar sot me fëmijët jetimë në Bashkinë e Kamzës. “Asnjëherë nuk ndihem më e gëzuar dhe e lumtur se në të tilla momente feste dhe hareje kur sheh fëmijë që i gëzohen festave”, u shpreh mes fëmijëve Kryetarja e Kuvendit.Kryetarja e Kuvendit ka shpërndarë edhe dhurata për këta fëmijë duke theksuar se:"Gëzimi i një fëmije nuk ka çmim. Fëmijët nuk pushojnë kurrë së qenuri fëmijë. Nuk ka gëzim më të madh sesa buzëqeshja e fëmijës tënd”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Fëmijët janë bërë qendra e vëmendjes së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë këtyre ditëve të festave të fundvitit. Duke i ftuar fëmijët që të vijnë në parlament ajo tha se dera e tij është e hapur për të gjithë ata, sepse është shtëpia e të gjithë shqiptarëve.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›