Aksidentet, 4 vetë humbin jetën
Katër vetë humbin jetën në rrugët nacionale. Vetëm dje, shifrat e viktimave të aksidenteve tragjike kanë tronditur opinionin.
SHKODER/ LUSHNJE
Shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar dhe mosnjohja e rrugës janë cilësuar si shkaqet që shkaktuan humbjen e jetës së 4 personave, ndërsa 3 të tjerë u plagosën, në Shkodër dhe në Lushnjë.
Aksidenti që përfundoi me dy të vdekur dhe dy të plagosur ndodhi rreth orës 15:30 të ditës së djeshme pranë fshatit Plezhë të komunës Bushat. Protagonistë të aksidentit kanë qenë automjetet tip “Benz” dhe “Hunday” të drejtuara përkatësisht nga biznesmeni
Mark Thanza, 41 vjeç dhe Pëllumb Skeja, 30 vjeç, efektiv i SHKB-së. Burimet policore bënë të ditur se prej aksidentit humbën jetën dy drejtuesit e automjeteve, ndërsa u plagosën rëndë Guxim Nikshiri dhe Përparim Buçi, të cilët udhëtonin në automjetin e Skejës. Sipas hetimeve paraprake, shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga ana e drejtuesit të “Hunday”-it. Dëshmitarë okularë në vendngjarje bënë të ditur se Skeja ka qenë duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të Shkodrës dhe në vendin e quajtur Plezhë, ka tentuar të parakalojë disa automjete përnjëherësh. I dalë totalisht në korsinë e kundërt, ai është gjendur përballë automjetit të Thanzës, që po lëvizte në drejtimin nga Shkodra në Tiranë. Dëshmitarët pohuan se shpejtësia e madhe me të cilën po lëviznin automjetet e ka bërë të pamundur shmangien e përplasjes. Ajo ka qenë tepër e fortë dhe për pasojë “Benz”-i, pasi është rrotulluar tri herë ka përfunduar jashtë rrugës. Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, është bërë i mundur transporti i të plagosurve Nikshiri dhe Buçi për në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Për nxjerrjen e viktimës Skeja, për shkak të deformimeve që ka pësuar makina, është dashur që të përdoren mjetet metalprerëse të zjarrfikëseve. Ndërsa Thanza për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Shkodrës.
Aksidenti ku humbën jetën çifti i emigrantëve Arjan dhe Blerina Biçaku, 26 dhe 22 vjeç, ndodhi rreth orës 01:00 të ditës së djeshme, pranë vendit të quajtur “Kthesa e bubullimës” në aksin Fier-Lushnjë. Prej aksidentit mbeti e plagosur rëndë edhe motra e Arjanit, Rajmonda Biçaku, 19 vjeçe. Mësohet se tre të sipërpërmendurit deri në orët e vona të mbrëmjes të së hënës kanë qenë në një darkë tek të afërmit e tyre në Fier. Pak pas mesnatës ata janë nisur për në Zhamë me automjetin tip “Opel” me targa YXY 8915 të drejtuar nga 26-vjeçari. Në vendin e quajtur “Kthesa e bubullimës” ai ka humbur drejtimin e automjetit dhe pasi është përplasur me bordurën anësore të rrugës ka dalë jashtë rruge, ku është përplasur me një shtyllë tensioni. Drejtues të tjerë mjetesh kanë njoftuar policinë, ndërsa është shoqëruar për në spitalin e Lushnjës 19- vjeçarja. Deformimi që ka pësuar automjeti nga përplasja ka qenë i madh dhe trupat e pajetë të çiftit Biçaku janë nxjerrë vetëm pas prerjes së pjesës së sipërme të automjetit. r.d/m.r