E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmojnë 30 të plagosurit e Gërdecit

 

TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme ka marrë në pyetje gjatë ditës së djeshme më tepër se 30 persona, të cilët mbetën të plagosur rëndë nga tragjedia e ndodhur në Gërdec mesditën e 15 marsit të këtij viti. Grupi hetimor i tragjedisë ka shkuar dje në Gërdec dhe për disa orë ka pyetur shtëpi më shtëpi rreth 30 persona që mbetën të plagosur nga shpërthimi i punishtes së çmontimit të municioneve. Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, mësohet se mbi 30 dëshmitarët që janë marrë në pyetje gjatë ditës së djeshme kanë qenë persona të plagosur rëndë, që për shkak të dëmtimeve, por edhe mjekimit në spitale, nuk kanë dëshmuar më parë në mënyrë të plotë dhe të hollësishme. Organi i akuzës duket se ka pritur përmirësimin e gjendjes së tyre, me qëllim që të marrë sqarime të hollësishme për ngjarjen. Mësohet se mes dëshmitarëve që janë marrë në pyetje ditën e djeshme, ndodhet edhe një banore e zonës fare pranë vendit të shpërthimit, e cila ka dijeni për momentet kur punëtorët e fabrikës kërkuan një pajisje saldimi aty pranë për të riparuar karrocën e dëmtuar gjatë transportit të barutit. Gjatë saldimit të karrocës shkëndijat ranë në barutin e hedhur shkujdesur duke aktivizuar predhat, të cilat goditën kontenjerët e mbushur me barut duke shkaktuar shpërthimin katastrofik.                      tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›